Ne Shtepi

Nderkohe qe prej fillimit, sistemet GNU/Linux kane pasur nje nderfaqe grafike, vetem vitet e fundit eshte popullarizuar si nje sistem desktop per perdorim te zakonshem dhe jo vetem per inxhiniera. Ne ditet e sotme ekzistojne shume paketa software produktiviteti, perpunimi grafik/fotografie, media player dhe enkodera, programe per perpunim audio/video, lojra etj, te cilat jane software i lire me kod te hapur dhe mund te perdoren sigurisht ne Linux por dhe ne sisteme te tjera ku jane portuar.

Programe Produktiviteti

Libreoffice

LibreOffice meriton vendin e pare ne kete artikull pasi eshte nje pakete shume e kompletuar per produktivitet zyre. Kjo pakete eshte nje zevendesuese e denje e Microsoft Office per sistemet GNU/Linux por dhe per Windows apo sisteme te tjera.

Libreoffice eshte nje pakete programesh zyre, e fuqishme dhe e lire e cila perdoret nga miliona njerez ne mbare boten. Nderfaqja e saj e paster dhe e plote me funksione ju ndihmojne te clironi kreativitetin tuaj dhe te permiresoni produktivtetin. Libreoffice perfshin disa aplikacone qe e bejne ate paketen e programeve te zyres te lire dhe me kod te hapur me te shkathet ne treg: Writer nje word processor, Calc nje spreadsheet, Impress per te bere prezantime, Draw grafike vektoriale dhe flowchart, Base per Database, Math per te shkruar formula.

Libreoffice paketohet ne shume distribucione dhe mund ta instaloni direkt me menaxhernin e paketave qe preferoni, ose mund ta shkarkoni direkt tek libreoffice.org se bashku me kodin.

Apache OpenOffice

Apache OpenOffice eshte nje tjeter pakete zyre, shume e ngjashme me LibreOffice dhe qe vjen nga e njejta origjine Sun StarOffice e prodhuar nga Sun Microsystems dhe leshuar me kod te hapur prej vitit 2000

Apache OpenOffice Calc – ne Apache OpenOffice sidebar eshte i aktivizuar qe ne filli

OpenOffice nuk gezon popullaritetin e LibreOffice me distribucionet Linux, dhe nuk paketohet me to, por mund ta shkarkoni direkt tek openoffice.org.

Perpunim/Arkivim Fotografie

Fotografet qe perdorin GNU/Linux eksiztojne dhe meritojne nje perpunues fotografish po ashtu si ne Windows apo Mac. Lajmi i mire eshte se ka disa mundesi shume te mira. Nderkohe po shfaqen disa programe komerciale per Linux te cilat nuk do ti mbulojme ne kete artikull. Me poshte do te gjeni aplikacionet me te mira te lira dhe me kod te hapur per perpunim fotografie deri tani (Dhjetor 2018).

GIMP

GIMP eshte nje nga perpunesit e fotografise me te fuqishem dhe me popullor per Linux prej vitit 1996. GIMP qendron per GNU Image Manipulation Program. GIMP eshte nje perpunes fotografie multi-platforme per GNU/Linux, OS X, Windows dhe shume sisteme operative te tjera. Eshte program i lire, ju mund te ndryshoni kodin dhe te shperndani ndryshimet tuaja.

Nese jeni dizajner grafik, fotograf, ilustrues apo shkencetar, GIMP ju ofron vegla te sofistikuara per te mbaruar punen tuaj. GIMP praktikisht ka te gjitha funksionalitetet qe mund te gjeni ne programe te maturuara per perpunim fotografie dhe akoma me shume fale rregullimeve te personalizuara dhe plug-ineve te paleve te treta.

GIMP paketohet i gatshem ne te gjithe distribucionet per desktop por ju gjithashtu mund te shkarkoni programin binar per sistemin tuaj apo kodin tek gimp.org ku mund te gjeni pervec versioneve stabel apo me te fundit ditore dhe versione te vjetra historike.

digiKam

digiKam eshte nje program i avancuar per menaxhim fotografie per Linux, Windows dhe MacOS. Ky program ju pajis me nje set veglash te larmishem per te importuar, menaxhuar, modifikuar dhe shperndare fotografite dhe ne format raw. Me digiKam ju mund te

Nje liste te plote te funksionaliteteve te digiKam mund ta gjeni tek digicam.org ku gjithashtu mund te shkarkoni digiKam per sistemin tuaj.

RawTherapee

RawTherapee eshte nje program i lire me kod te hapur i cili eshte lokalizuar ne 25 gjuhe te ndryshme. Sic e thote dhe emri, eshte i bere per te perpunuar fotografi raw, por jo vetem. Ka nje mori funksionalitetesh te cilat perfshijne korigjimin e ngjyres, procesimin ne grup, modifikim jo-shkaterrues, harta e toneve me stil HDR dhe serine e zakonshme te modifikimeve dhe manipulimeve. Eshte mjaft i thjeshte ne perdorim dhe duhet te funksionoje per shumicen e fotografeve. Ka gjithashtu dhe funksionalitete shume interesante si pershembull kopjo-ngjit modifikimet nga nje fotografi tek tjetra.

RawTherapee vjen i paketuar ne shume distribucione desktop dhe mund te shkarkohet direkt se bashku me kodin tek rawtherapee.com.

Dizajn Grafik

Ka nje mori aplikacionesh per grafike ne Linux, te cilet ndihmojne artistet dixhital te permiresojne punen e tyre ose te ndertojne dicka interesante nga fillimi. Mbase programet qe ekzistojne per GNU/Linux nuk jane shume popullore nga ana komerciale, por ato ofrojne veti shume te fuqishme per te vepruar si vegel ne doren e artistit dixhital.

Krita

Nje vegel shume e mire ne duart e artisteve dixhitale. Krita u fillua si nje shtese per KOffice, per te lehtesuar perpunimin e imazheve brenda programit te zyres, por u provua se kishte shume me teper potenical si program i ndare duke konkuruar me programe te tjere si GIMP.

Krita nuk eshte teresisht si GIMP pasi eshte me e fokusuar tek ilustruesit, kartonistet dhe vizatime konceptesh. Ofron nje mori funksionalitetesh te cilat shtohen ndersa flasim.

Krita paketohet ne shume distribucione desktop dhe mund te shkarkohet direkt tek krita.org.

Inkscape

Eshte nje perpunues i lire me kod te hapur per grafike vektoriale. Mund ta instaloni ne sistemin tuaj GNU/Linux si alternative per Adobe Illustrator. Nderfaqja e perdoruesit mund te mos jete shume atraktive, por eshte thjesht shume efikase fale funksioneve shume te fuqishme qe kryen.

Eshte qarte nje nga veglat me te mira me kod te hapur per artistet dixhitale ne mbare boten qe zhvillohet vazhdimisht. Inkscape mund te mos jete zgjedhja e pershtatshme per ekspertet e fushes pasi i ka disa mangesi funksionesh ne krahasim me perpunuesit e vektoreve komercial ne treg, por eshte zgjedhje shume e mire per artistin i cili preferon nje program te lire dhe te lehte per tu perdorur.

Inkscape paketohet ne shumicen e distribucioneve desktop dhe mund te shkarkohet direkt tek inkscape.org.

Media Center – Media Player

Zdervjelltesia e GNU/Linux, programet dhe librarite e shumta per audio/video dhe portabiliteti ne platforma te tjera embedde e ben ate sistem shume te natyrshem per media center. Qe nga desktop deri tek smart-TV apo set-top box IPTV Linux eshte i kudondodhur.

Kodi

Kodi (dikur i njohur si XBMC) eshte nje program media player i lire dhe me kod te hapur i zhvilluar nga Fondacioni XBMC, nje konsorcium jo-fitimprures teknologjie. Kodi eshte i gatshem per disa sisteme dhe platforma hardware me nje nderfaqe grafike te pershtatur per ekrane te medha dhe telekomande. Lejon perdoruesin te luaje dhe shikoje shumicen e formateve streaming si video, muzike, podkaste video nga interneti si dhe te gjitha mediat dixhitale te zakonshme nga memoria lokale apo ne rrjet.

Kodi gjendet i paketuar ne shume distribucione GNU/Linux por per versionet me te fundit per te gjitha sistemet/platformat (Linux, Windows, MacOS, Android, RasberryPi) mund ta shkarkoni direkt se bashku me kodin tek kodi.tv. Gjithashtu ekzistojne distribucione te pershtatura per pajisje mini-tv-box S805/S812 etj me GNU/Linux dhe Kodi. Mund te permendim LibreELEC apo AlexElec.

Plex

Plex suporton pothuajse te gjithe formatet kryesore per multimedia dhe ju lejon te organizoni librarine tuaj ne nje pike qendrore per akses sa me te thjesthe. Plex ka nje nderfaqe te thjeshte per tu lundruar dhe nje koleksion me programe te dobishme per nje varietet pajisjesh: telefona, tablet, konsole lojrash, settop boxe dhe smart tv.

Plex paketohet ne disa distribucione desktop dhe mund ta shkarkoni direkt tek plex.tv.

VLC

Nuk eshte e habitshme qe ky program i lire dhe me kod te hapur nga VideoLAN eshte shpeshhere pretendent si media-playeri me i mire per Linux. Kur eshte rradha per permbajtje multimediale, VLC mund te luaje cdo format audio apo video qe njihet sot. Ska rendesi se cfare i “hidhni” VLC do ta luaje, mbase pak me veshtiresi vetem formatet e reja 4K ku vuan pak.

Pervec kesaj VLC mund te regjistroje video nga burime te ndryshme, te ri-enkodoje video/audio ne formate te ndryshme dhe te stream nga burime te ndryshme ne internet.

VLC eshte e disponueshme per shume sisteme dhe jo vetem GNU/Linux dhe paketohet ne pothuajse te gjithe distribucionet desktop. VLC mund ta shkarkoni direkt se bashku me kodin tek videolan.org.

Te tjera

Komuniteti i programeve te lira me kod te hapur eshte mjaft aktiv, dhe ne keto vite jane krijuar mijera programe per te zgjidhur probleme te ndryshme. Ne kete artikull nuk mund te permendim gjithcka, por jemi munduar te japim nje figure te pergjithshme te mundesive qe keni nese do te vendosni te kaloni ne nje sistem GNU/Linux. Per te gjitha kategorite e mesiperme dhe te tjera, ekzistojne dhe programe te tjere shume te mire qe mund ti pershtaten kerkesave tuaja. Per me shume mundesi mund te kontrolloni instaluesin e programeve te distribucionit tuaj te preferuar. Kemi harruar te permendim nje program i cili meriton te jete ne kete liste? – Mund ta komentoni me poshte rekomandimin tuaj dhe do ta shtojme ne kete liste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *