Ne Pune

Pak Histori

Ne dhomën e serverave është vëndi ku GNU/Linux dhe programet e lira dominojnë prej vitesh. GNU/Linux apo variante të tjera sistemesh të lira kanë bërë të mundur dhe fuqizojnë shumicën e internetit qe njohim sot.

Për të ilustruar, më poshtë kemi një ndarje të nxjerre në mënyrë statistikore me të dhëna të mbledhura nga servera publik në internet si web servera, mail servera ose DNS servera, etj. Sistemi operativ në këto servera gjendet duke inspektuar paketat me të cilat përgjigjet sistemi. Kjo metodë, na jep një pamje të përgjithshme të pjesës së tregut që ka çdo sistem operativ në serverat e arritshëm publikisht në internet.

BurimiDataTotal Unix/NgjashemLinuxFreeBSDTe tjere Unix/NgjashemMicrosoft Windows
W3TechsFeb 201567.8%35.9%0.95%30.9%32.3%
Security SpaceFeb 2014<79.3%N/AN/AN/A>20.7%
W3CookMay 201598.3%96.6%1.7%0%1.7%

W3Techs ka kontrolluar 10 milion web servera çdo ditë nga Qershori 2013, por përcaktimi i “website” ndryshon pak nga përcaktimi i Alexa; “top 10 milion websitet janë aktualisht më pak se 10 milion. W3Techs pretendon se ky ndryshim nuk ka rëndësi statistikore.

W3Cook kontrollon 1 milion web serverat e parë ne rankimin e Alexa çdo muaj, duke përdorur headerat HTTP, rekordet DNS dhe te dhënat e WHOIS si burime.

Te dhëna nga wikipedia.

Ka shumë arsye, disa prej tyre historike se pse në veçanti GNU/Linux ka dominuar tregun e serverave.

  • Linux eshte falas; Nuk do ta vrisni mëndjen për licensa programesh
  • Shumica e programeve për Linux janë falas; Paketat më të mira software, të cilat kanë bërë GNU/Linux dhe sisteme të tjera të lira të suksesshme në Internet janë falas dhe zhvillohen/shpërndahen me të njëjtën filozofi, atë të programeve të lira. Per Linux dhe variante të tjera UNIX janë shkruar programet më të mira dhe më të përdorura për sherbimet e internetit si BIND, Apache, nginx etj.
  • Linux eshte i lire dhe i hapur; Siguria më e larte; kodi i Linux dhe gjithë distribucioneve mund të auditohet në mënyrë të pavarur, dhe nëse dalin defekte, i gjithë komuniteti ndihmon për ti ndrequr.
  • Linux ishte gati; Linux është ndërtuar për të qënë një sistem multi-user prej fillimit; Windows-it ju shtua ky funksionalitet më vonë, dhe nuk ishte gati në fillimet e internetit. Unix-et dhe BSDtë, gjatë viteve 90 dhe më vonë kanë qënë të zënë me beteja ligjore dhe lanë Linux të vetëm në fushë-betejë.

Distribucionet më të mira

Nëse flasim për distron më të mirë për server, ka shumë pretendentë. Më poshtë po mundohemi t’ju listojmë pretendentët kryesorë.

Debian

Debian është një nga distribucionet më të vjetra dhe ekziston prej mbi 20 vitesh. Arsyeja kryesore e jetëgjatësisë së projektit është stabiliteti i Debian. Për të siguruar stabilitet, çdo paketë kalon në kontrolle shumë rigoroze dhe testime përpara se të futet në degën stable duke vonuar ne fakt futjen e versioneve te fundit te programeve.

Debian mund te instalohet duke përdorur një imazh minimal NetInstall i cili eshte me pak se 300Mb. Me shume informacion mbi Debian dhe si ta instalojme e gjejme tek debian.org. Debian paketohet si imazh i gatshem ne shume provider cloud ne internet.

Ubuntu Server

Nderkohe qe Ubuntu njihet kryesisht sepse solli desktopin Linux tek masa, versioni server eshte gjithashtu shume konkurues. Canonical, shoqeria pas Ubuntu ka leshuar dhe versionin Ubuntu Cloud Server dhe pretendon se mbi gjysma e cloud-eve OpenStack jane ndertuar mbi Ubuntu. Ubuntu leshon rregullisht versione LTS (Long Term Support) te cilat marrin rifreksime te paketave deri 5 vjet nga data e leshimit.

Ubuntu server mund ta shkarkoni tek ubuntu.com.

OpenSUSE

Fedora Server

CentOS




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *