Cfare eshte GNU/Linux?

GNU/Linux eshte nje sistem operativ: nje seri programesh te cilet ju lejojne te nderveproni me kompjuterin tuaj dhe te perdorni programe te tjera.

Pame e desktop te ElementaryOS

Nje sistem operativ perbehet na disa progame themeltare te cilet nevojiten nga kompjuteri juaj ne menyre qe te mund te komunikoje dhe te marre komanda nga perdoruesit; te lexoje dhe shkruaje te dhena ne hard disk, memorie te tjera dhe printera; te kontrolloje perdorimin e memories; dhe te ekzekutoje programe te tjera. Pjesa me e rendesishme e nje sistemi operativ eshte kerneli (berthama). Ne nje sistem GNU/Linux, Linux eshte kerneli. Pjesa tjeter e sistemit perbehet nga programe te tjere, nje pjese e madhe e te cileve jane shkruar nga ose per projektin GNU. Per arsye se kerneli Linux i vetem nuk e formon nje sistem operativ funksional, preferohet te perdoret termi GNU/LInux per tju referuar sistemeve te cileve shume ju referohen thjesht si Linux.

Shell BASH

Linuxi eshte modeluar mbi sistemin operativ Unix. Prej fillimit, Linux u dizenjua te jete nje sistem multi-tasking dhe multi-user. Keto fakte jane te mjaftueshem per ta bere Linux te ndryshem nga sisteme operative te tjere te mirenjohur. Megjithate, Linux eshte akoma me i ndryshem se sa e imagjinoni, Ne kontrast me sistemet e tjere operative, askush nuk eshte pronari i Linux. Shumica e zhvillimit te tij behet nga vullnetare pa pagese

Skuadra e programeve te lira

Zhvillimi i asaj qe u be GNU/Linux me vone filloi ne vitin 1984, kur Free Software Foundation filloi zhvillimin e nje sistemi operativ te lire, te ngjashem me Unix te quajtur GNU.

Projekti GNU ka zhvilluar nje set veglash gjitheperfshires, te gjitha software te lire per tu perdorur me Unix dhe sisteme te ngjasme me Unix si Linux. Keto vegla, i mundesojne perdoruesve te kryejne detyra qe nga me te zakonshmet (si psh kopjimi apo fshirja e skedareve nga sistemi) deri tek me misteriozet (si psh shkrimi dhe kompilimi i programeve apo redaktimi i sofistikuar i dokumenteve ne formate te ndryshme).

Nderkohe qe shume grupe dhe individe kane dhene kontributin e tyre, kontributori me i madh ende mbete Free Software Foundation, i cili jo vetem ka krijuar shumicen e veglave te perdorura ne Linux, por dhe filozofine dhe komunitetin qe bene Linux te mundur.

Kerneli Linux i pare, u shfaq per here te pare me 1991, kur nje student Finlandez i shkencave kompjuterike i quajtur Linus Torvalds njoftoi krijimin e nje kerneli zevendesues per Minix ne grupin e Usenet comp.os.minix. Shiko Faqen e Historise se Linux tek Linux International. Linus Torvalds vazhdon te koordinoje punen e disa qindra programuesish me ndihmen e disa zevendesve te besuar. Nje permbjedhje shume e mire javore e diskutimeve ne mailing list te linux-kernel eshte Kernel Traffic. Me shume informacion per mailing-listen linux-kernel mund ta gjeni tek linux-kernel mailing list FAQ.

Linus Torvalds

Perdoruesit e Linux kane liri te pafund ne mundesite per te zgjedhur software. Per shembull, perdoruesit e Linux mund te zgjedhin midis nje duzine shell per command line, dhe disa desktop grafik. Kjo zgjedhje shpesh huton perdoruesit e sistemeve te tjere operativ, te cilet nuk jane mesuar ta mendojne command line apo desktopin grafik si dicka qe mund ta nderrojne.

Linux gjithashtu ka shume me pak gjasa qe te ngeci, eshte me i afte per te ekzekutuar me shume se nje program ne te njejten kohe dhe eshte me i sigurte se shume sisteme operative te tjere. Me keto avantazhe, Linux eshte sistemi operativ me rritjen me te madhe te vazhdueshme ne tregun e serverave. Rishtas, Linux ka filluar te popullarizohet dhe mes perdoruesave shtepiake apo ne zyra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *